LSI:Qeveria po abuzon me pronën

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon qeverinë e kryeministrit Berisha se po abuzon me pronën duke e përdorur për qëllime personale dhe elektorale. Kryetari i komitetit drejtues kombëtar të LSI-së Edmond Haxhinasto gjatë një konferencë për shtyp bëri përgjegjës kryesoreë qeverinë e cila po mban peng zhvillimin në disa sektoreë të rëndësishëm të vendit duke mbajtur të paralizuar pronën. Sipas Haxhinastos kjo qeveri jo vetëm nuk mund të zbatoj ndonjëherë premtimet e saj por tashmë babëzia e saj ka marrë peng vetë zhvillimin e vendit duke vjedhur e varfëruar çdo ditë shqiptarët.