E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 arritjet më të mëdha shkencore të 2008

1. Lajmi i mirë! Përshpejtuesi i grimcave nënbërthamore
(LHC)i ndërtuar nga CERN në
Zvicër, nuk ia doli ta shkatërrojë botën. Lajmi
i keq: Shkuan dëm një sasi e konsiderueshme
parash. Përshpejtuesi u ndez më 17 shtator,
me qëllim krijimin e vrimave të zeza artificiale,
të cilat, sipas parashikimeve të disave,
mund të "gëlltisnin të gjithë planetin brenda
tyre". Por mbështetësit e eksperimentit,
sigurisht që mendonin të kundërtën. Gjithsesi,
nuk prisnin që ai të mos funksiononte dhe
eksperimenti të dështonte pa nisur mirë.
Gjërat dukeshin mirë fillimisht, derisa në
makineri pati një mungesë heliumi dhe gjithçka
u la për të rinisur pas dy javësh, por në
fakt duhej më shumë kohë dhe eksperimenti,
sipas deklarimeve të specialistëve të
CERN-it, do të rifillojë punën në qershor.
2. Deri këtë vit, të gjitha sondat robotike
hapësinore, ose i kanë ardhur planetit Mars
rrotull, ose janë ulur në tokën e tij, por asnjëra
prej tyre nuk ishte vendosur në polet e trupit
qiellor. Këtë e realizoi në muajin maj sonda
"Phoenix", e cila nisi edhe gërmimet në sipërfaqen
e akullt. Sipas rezultateve, del që planeti
ka qenë dikur mbartës i ujit dhe ndoshta
edhe i organizmave të gjalla. Për sa i përket
sondës, ajo duhet të jetë shkatërruar nga klima
e ashpër. Në nëntor, ajo solli në Tokë edhe
sinjalet e fundit për të heshtur përgjithmonë.
3. Gjenetisti J.Craig Venter, një nga dy personat
që mban autorësinë e zbërthimit të
gjenit njerëzor, arriti të bënte bashkë 582000
copëza gjenetike, që vlejnë për të realizuar
një informacion gjenetik për krijimin e një
bakteri të ri. Hap pas hapi, ai krijoi programin
e ADN-së së një bakteri të gjallë dhe e vendosi
në një organizëm për të parë se si do të
funksiononte aty.
4. Kina çoi astronautë në orbitën e Tokës.
Shtetet e Bashkuara e arritën një objektiv të
tillë në vitin 1962. Sa për kinezët, ata e lançuan
misionin e tyre të parë me njerëz në vitin 2003,
të dytin në 2005-ën dhe të tretin këtë vit. Ata
e filluan këtë aventurë me një person të vetëm,
më pas me dy dhe së fundi me një mision
prej tre personash. Por e veçanta e misionit
të fundit është se këtë herë astronautët kryen
një "ecje" në hapësirë. Ajo çka është me të
vërtetë mbresëlënëse, është hapi gjigant që
ka bërë Kina gjatë pesë viteve të fundit në
kërkimet hapësinore dhe dërgimin e anijeve
me njerëz. Veç kësaj, aktualisht sonda kozmike
kineze pa personel po orbiton aktualisht
Hënën dhe sipas planit do të dërgojë në
satelitin tonë njerëz në vitin 2020.
5. Një lajm i mirë për gorillën. Sipas një sondazhi
të ri të bërë këtë verë, numri i gorillave
në botë ka nisur të shtohet, ndryshe nga sa
mendohej vite më parë, që kjo specie ishte
në zhdukje e sipër. Vetëm në pyjet e Kongos,
ndodhen 125 mijë gorilla, dyfishi i shifrës së
pesë viteve më parë.
6. Qielli sa vjen e po shndërrohet në një hapësirë
me shumë planetë. Shkencëtarët kanë
zbuluar gjatë këtij viti shumë planetë që orbitojnë
përqark yjeve të ndryshëm. E veçanta
e këtij viti është se janë zbuluar edhe të ashtuquajturit
eksoplanetë, pra planetë që ndodhen
jashtë galaktikës sonë. Në qershor, astronomi
zviceran Michael Mayor zbuloi 45
"botë" të tilla të vogla, vetëm 4.2 herë më të
mëdha se Toka jonë, të cilat, sipas shkencëtarit,
mund të kenë edhe jetë, por kjo është
shumë e vështirë që të vërtetohet.
7. Disa shkencëtarë të universitetit të Berkley
në Kaliforni lajmëruan se ata ishin në prag të
zbulimit të një veshjeje të padukshme, pas
kërkimesh intensive në lëmin e optikës.
Shkencëtarët kishin përdorur nanowire të zhvilluar,
në një tub poroz alumini. Si rezultat, u
krijua një fletë dhjetë herë më e hollë se ajo e
letrës, e cili i bënte objektet të cilat i mbulonte
të padukshme. Por bëhet fjalë për një eksperiment
ende në proces dhe kostoja e një
materiali të tillë është jashtëzakonisht e lartë
për t‘u përdorur.
8. Nuk ndodh shpesh që një lëmsh leshi të
zërë faqen e parë të gazetave, por kjo ndodhi
në nëntor, kur një profesor kimie njoftoi se ai
kishte rindërtuar 80% të gjenit të një mamuti
të zhdukur mijëra vjet më parë, duke përdorur
si element fillestar një tufë qimesh të tij. Puna
e shkencëtarit kishte të bënte jo vetëm me
bërjen bashkë të 3 miliardë copëzave të ADNsë,
por edhe sigurimin që asnjë nga materialet
e përdorura të mos ishte prekur apo cenuar
nga baktere të ndryshme që do të prishin
gjithçka. Kjo punë na rikujton të gjithëve filmin
"Jurasic Park" dhe vetiu lind pyetja: a mos do
të shohim në një të ardhme të afërt një tufë
mamutësh në rrugët tona? Përgjigjja është:
Jo, por jo për një kohë të gjatë ama. Shkencëtari
mohoi se një gjë e tillë mund të ndodhte
tani shpejt, por pohoi faktin se kjo ishte e
mundur në një të ardhme.
9. A mendoni se amerikanët nuk janë bërë të
zgjuar? Në harkun kohor mes viteve 1979 dhe
2006, përqindja e atyre që mbaronin
shkëlqyeshëm për shkenca u dyfishua. Këtë
vit, sipas një sondazhi të një profesori të
shkencave politike në Universitetin e Miçiganit,
amerikanët dalin se nuk janë aq të zhvilluar
për të kuptuar materialet shkencore. Kështu,
një në katër amerikanë mund të kuptojë
shkrimet në revistat e shkencës, ndërsa të
tjerët as që do ta kuptonin përse bëhej fjalë.
Kjo vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara
të Amerikës pretendojnë se kanë një sistem
arsimor shumë të mirë. Në të kundërt të
Shteteve të Bashkuara, Pekini në muajin nëntor
njoftoi se kinezët janë aftësuar shumë
shkencërisht si popull.
10. Në Gjermani, më saktësisht në qendrën
e Saksoni-Anhalt është bërë një zbulim
shumë interesant. Në rrënojat e vjetra të një
kishe janë zbuluar skeletet e një familjeje:
nëna, babai dhe dy fëmijë që i takojnë 4600
viteve më parë. Bëhet fjalë për një familje,
pasi të tilla ishin edhe rezultatet që dolën nga
ADN-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›