E Hënë, 2 Nëntor 2026

LZHK premton kthimin e pronave dhe mbrojtje të emigrantëve

24/04/2005  Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e ka vënë theksin në njohjen e së drejtës të pronës, si dhe në ndihmën ndaj emigrantëve shqiptarë. Në këtë kontekst është theksuar se me kthimin e tokës tek i zoti do të garantohen investimet e huaja dhe ato vendase, duke rritur punësimin si dhe nivelin e jetesës. Ndërsa në lidhje me emigrantët, LZHK thekson se do të kërkojë që të gjithë shtetet të respektojnë të drejtat e shqiptarëve dhe të mos ketë diskriminim ndaj tyre. Në këtë pikë, krerët e LZHK-së kanë akuzuar qeverinë aktuale se ka braktisur shqiptarët, që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit, duke mos mbrojtur të drejtat e tyre. Megjithatë, LZHK nuk ka përjashtuar as platformat për arsimin, shëndetësinë dhe turizmin. Për të paraqitur projekte më konkrete, LZHK ka konstituuar komisione të posaçme partiake, që janë duke diskutuar mbi investimet dhe angazhimet që do të ketë kjo parti, në rast se do të bëhet pjesë e qeverisë, që do të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të kësaj vere. LZHK ka bërë të ditur se synon që të bëjë koalicion me partitë e djathta për qeverisjen e ardhshme, por pa përjashtuar dhe parti të tjera, që, për LZHK-në, në themel të angazhimit të tyre kanë mbrojtjen e interesave kombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›