E Hënë, 2 Nëntor 2026

Strategjia e LSI për zonat informale dhe bujqësinë

24/04/2005  Lëvizja Socialistë për Integrim e ka përqëndruar fushatën e vet elektorale në legalizimin e zonave informale, si dhe në rritjen e investimeve në bujqësi. Në fushatën e nisur prej kësaj partie, është theksuar se legalizimi do të jetë konform të drejtës që kanë pronarët e rinj. Kështu, LSI thekson se banorët e zonave informale duhet të paguajnë tokën sipas vlerës që ka pasur në vitin kur ata e kanë zënë atë. Nga ana tjetër, LSI premton kompensimin e pronarëve konform vendimit të miratuar prej parlamentit. Në lidhje me sistemin arsimor, Lëvizja Socialiste për Integrim premton dyfishim pagash, si dhe investime në infrastrukturë. Sipas kësaj partie, pedagogët janë shtresa më pak e vlerësuar ndaj duhet më shumë investime në mënyrë që arsimi të jetë në nivelin e duhur. Në lidhje me financimet nga Buxheti i Shtetit, LSI premton një shpërndarje të drejtë të fondeve si dhe rritje të punësimit. Megjithatë, në platformën e LSI-së një vend të rëndësishëm do të zërë bujqësia, si sektori më i rëndësishëm për vendin. Për këtë sektor premtohet heqja e monopoleve si dhe krijimi i lehtësirave për kreditimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›