La Liga, më e mira në botë

IFFHS (Instituti ndërkombëtar që merret me histori dhe statistika të futbollit), vlerëson se La Liga spanjolle e ka kaluar Premierligën angleze në renditjen botërore të ligave më të forta në botë. Çdo korrik, ky institut e bën vlerësimin e ligave të ndryshme botërore. Renditja e re e sheh Premierligën angleze në pozitën e pestë në botë, e cila nuk kishte ndodhur ende në shekullin XXI. Në fillim të vitit, kampionati anglez ishte lider me 110 pikë, përpara spanjollëve. Ndërkaq, në muajin korrik, Primera Division ka 94 pikë më shumë sesa liga angleze. Pozita e dytë dhe e tretë u takon dy ligave të ekipeve jug-amerikane, ajo e Brazilit dhe e Argjentinës. Serie A italiane është e katërta, kurse Gjermania dhe Franca zënë pozitat 6 e 7. Liga holandeze, turke dhe greke kishin zbritje, ndërsa ajo portugeze e belge mbeten konstante.
Ligat më të forta në botë
1. Spanja
2. Brazili
3. Argjentina
4. Italia
5. Anglia
6. Gjermania
7. Franca
8. Peru
9. Kili
10. Paraguai
Ligat më të forta në botë
1. Spanja
2. Brazili
3. Argjentina
4. Italia
5. Anglia
6. Gjermania
7. Franca
8. Peru
9. Kili
10. Paraguai