Qëndro: Padi për personin që rrezikon pallatin 218
Inspektorati i Ndërtimit dhe Urbanistik pranë Bashkisë së Tiranës çon për ndjekje penale personin që kishte ndërhyrë në themelet e pallatit 218, në rrugën e "Barrikadave", në Tiranë.
Kryeinspektori i Ndërtimit në Tiranë, Afrim Qëndro, konfirmoi dje, se pas denoncimit të emisionit "Fiks Fare", institucioni që ai drejton ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, për Fejzulla Tresën, i cili ka ndërhyrë në strukturën mbajtëse të këtij pallati. Sipas Qëndros, nga ana e INU, Tiranë, është përpiluar një dosje për këtë ndërhyrje dhe është konstatuar prej inspektorëve ndërhyrja në bodrumet e pallatit 218 prej disa muajsh. Madje, është urdhëruar edhe pezullimi i punimeve, por i zoti i bodrumit i kryente punimet fshehurazi.
Në këto raste, meqenëse ndërhyrja në bodrume është kthyer në fenomen në kryeqytet dhe meqë ky fenomen po shkatërron Tiranën, sipas Qëndros, është mirë që të ndërhyjë edhe Policia e Shtetit. "Këta njerëz duhet të ndiqen penalisht e të dënohen që të mos i kthejnë bodrumet në njësi tregtare", shton kryeinspektori i Ndërtimit dhe Urbanistikës, pranë Bashkisë së Tiranës.
Dy ditë më parë, disa qytetarë denoncuan në emisionin "Fiks Fare" veprimet e pronarit të njërit prej bodrumeve në pallatin 218 në Tiranë, i cili po e kthente pronën e tij në një pub, duke prishur themelet e pallatit.
Banorët kishin shkuar në çdo institucion për të parandaluar katastrofën që mund të ndodhte. Askush nuk e ndalonte të zotin e lokalit. Punonte ditën dhe natën, ndërkohë që muret mbajtëse janë rrafshuar, dritaret e katit të parë janë kthyer në dyer.
Megjithëse, inspektorati i ndërtimit i kishte pezulluar punimet disa herë, megjithëse e kishte gjobitur të zotin e lokalit edhe me 50000 lekë, të gjitha muret mbajtëse u shembën, dritaret u hapën dhe u bënë dyer.