Lorik Cana, nesër përballë Bajernit të Munihut

Albania-Sport (AS) - Lorik Cana dhe Olimpik i Marsejës do të përballen nesër me Bajernin e Munihut (më 10 janar, ora 15:00, live ne Eurosport), në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të "Kupës Dubai" në vendin e pasur të Emirateve të Bashkuara. Marseja u mposht nga Lacio e Igli Tares (1-3), ndërkohë që Bajerni i Munihut u eliminua nga portugezët e Benfikës pas gjuajteve të penalltive (0-0 takimi). 20-herë kampionia e Gjermanisë kishte shfaqur një interesim të dukshëm për shërbimet e mesfushorit shqiptar, gjatë kohës kur Lorik Cana mbronte ngjyrat e Paris Sën Zhermenit. Në takimin Lacio-Marseja, si Igli Tare ashtu dhe Lorik Cana nuk u aktivizuan.