E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësuesja B, gati tri ndeshje miqësorë në Turqi

Përfaqësuesja B e Shqipërisë pritet të zhvilllojë tri ndeshje miqësore gjatë përgatitjeve të saj në Antalia të Turqisë. Kombëtarja do të mbërrijë në Turqi, më datën 21 janar dhe do të qendrojë 10 ditë nën drejtimin e trajnerit Oto Baric dhe ndihmësit të tij, Shpëtim Duro. Tri ndeshjet me karrakter testues do të zhvillohen në datat: 23, 25 dhe 28 janar, ku përballë seleksionit shqiptar do të jenë skuadra që kryejnë përgatitjet në këtë kohë në Antalia. Sipas, shefit të Sektorit të Ekipeve Kombëtare, Besnik Cela, në listën e lojtarëve që do të përzgjidhen do të marrën pjesë disa nga talentet e spikatura gjatë grubullimit të fundit të drejtuar nga Baric në Tiranë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›