Minifutboll/Kombëtarja mundet nga Piramida Podgorica 3-5

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit në sallë (FUTSAL) është mundur me rezultatin 3-5 nga kampionia e minifutbollit malazias, Piramida Podgorica, në miqësoren e zhvilluar ditën e martë në Ulqi të Malit të Zi. Trajneri Edi Martini aktivizoi të gjithë futbollistet: portierwt Beqiri e Lekiqi, e me radhe me pas Spahiu, Samarxhi, Mullai, Cela, Manastirliu, Resuli, Nikolli, Vajushi, Mashi, Maze, M.Kalus, Qopekaj, Begaj dhe Djala. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të jetë me kombëtaren e Malit të Zi të futbollit në sallë.