E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, vendin e brazilianëve e zënë afrikanët

Albania-Sport (AS) - Partizani pas largimit të brazilianëve: Kardek, Leandro dhe Serafim Zhunjor i është rikthyer pistës afrikane, koloni që nuk ka munguar ndonjëhere te të kuqtë. Dy kamerunas: sulmuesi 22-vjecar Patrick Mevoungou Mekoulou dhe mbrojtësi i majtë 21-vjecar Abdouraman Moumadaou, si dhe nigeriani 21-vjecar Paul Odeh Chukeumeka priten të mbërrijnë në mesjavë, përpara se Partizani të nisë fazën përgatitore në Ulqin të Malit të Zi, ku do të qendrojë për 2 javë. Të kuqtë kanë shprehur interesimin edhe për dy lojtarë kosovarë me përvojë Arben Zhgjeci dhe Krasniqi. Partizani ndodhet në vendin e katërt me 27 pikë, 10 pikë më pak se kryesyeja e kampionatit, Tirana (37). Partizani me rifillimin e sezonit është përpara një prove të vështirë, pasi do t'i duhet të përballet në transfertë me kampionin në fuqi, Elbasanin (humbi në Tiranë 0-1, gol i Tefik Osmanit), që është edhe ekipi qe e ndjek nga vendi i pestë, me vetëm një pikë më pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›