Tirana, merkato e vështirë para sfidës më Teutën

Albania-Sport (AS) - Trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muca, pohoi se 22-herë kampionët e Shqipërisë janë të interesuar vetëm për dy lojtarë gjatë merkatos dimërore: sulmuesin 22-vjecar Orjand Abazaj të Kastriotit dhe mesfushorin e kampionëve në fuqi, 23-vjecarin Hetlem Capja. Merkato e Tiranës, është e lidhur ngushtë me një largim të mundshëm të 25- vjecarit Ervin Bulku në drejtim të Ukrainës. Drejtuesi i lartë i kruesuesve aktualë të kampionatit, Muca, pohoi se donatorët e kanë përjashtuar në mënyrë kategorikë pistën e blerjeve të huaja. Aktualisht Tirana ka tre lojtarë të huaj: nigerianin 20-vjecar Abraham Alechenu, kamerunasin 24-vjecar Abada Fish dhe kolumbianin 25-vjecar Diomedes Penja. Penja është operuar dhe të gjitha gjasat flasin për një rikuperim të vonshëm të tij. Fituesja e Kupës së Shqipërisë pak kohë më parë përjashtoi mesfushorin Sajmir Patushi dhe sulmuesin Eldorado Merkoci, ndërkohë që një nga dy golashënuesit më të mirë të ekipit, por dhe të sezonit, Hamdi Salihi është transferuar në Austri te SK Ried. Me rifillimin e kampionatit (java e 18-të, më 2 shkurt 2006), Tirana do të jetë përballë ekipit tjetër pretedent për titull, Teutës së Sulelman Starovës, në një ndeshje që do të hapë rrugën për titull apo do ta bëjë më intrigues kampionatin. Diferenca aktuale midis kryesueses, Tirana dhe ndjekëses, Teuta është vetëm 6 pikë: 37-31. Teuta nënshkroi para disa ditësh me mesfushorin e Kombëtares, Bledi Shkëmbi. Përballja midis tyre në fazën e parë në "Niko Dovana" përfundoi në barazim 1-1.