Dilema Bogdani, të qendrojë apo të largohet...

Albania-Sport (AS) - Erjon Bogdani është shndërruar në një nyje gordiane të shoqërisë bardhezi. Siena është e gatshme për të shkëputur marrëdhëniet me të dhe sulmuesi shqiptar, qysh nga merkato e verës së vitit të kaluar ishte në qendër të interesave të shumë klubeve të Serisë A dhe B. "Problemi vazhdon të mbetet mosmarrja e një vendimi të lojtarit. Nuk dëshirn të zbresë një kategori më poshtë, ndërkohë që ofertat që vinë nga Seria A nuk janë më të mirat", shkruan siti italian calciotoscano.it. Bogdani do të shkojë apo do të qendrojë? Kjo është edhe cështja që ka mbërthyer klubin e Sienës. Qysh në verë sulmuesi shqiptar dukej se ishte pranë lamtumirës së paevitueshme por tratativat u kthyen mprapsht. Edhe gjatë merkatos dimërore po përsëritet e njëjta tablo: Bogdani protagonist i merkatos bardhezi. Cështja e tij është në plan të parë në këto momente, ndërkohë që kanë nisur dhe tratativat zyrtare me ekipet që kanë shprehur interesimin, por kur bëhet fjalë për vendimin e fundit, ky është në dorë të Erjon Bogdanit. Shoqëria është e gatshme për ta lëshuar, por në fakt Bogdani nuk dëshiron të zbresë në Serinë B (Erioni kërkohet prej kohësh nga Xhenoa dhe Bolonja), por shqiptari nuk shikon avantazhe të mëdha, si ekonomike dhe sportive. Në skenë vazhdon të qendrojë fuqishëm Kievo, që është edhe më e interesaura nga skuadrat e Serisë A. Reagimi i ngadaltë i Erjon Bogdani po krijon jo pak probleme të blerësit e mundshëm të tij. Përshtypja që po kristalizohet cdo ditë e më shumë është mundësia që edhe njëherë sulmuesi i kombëtares shqiptare ta mbyllë sezonin me Sienën, për të cilën është aktivizuar në 18 javët e luajtura në 15 ndeshje (9 si titullar, 6 nga pankina) duke shënaur 2 gola.
Franc Hoxha