Labirinti, një histori emocionuese nga Kate Mosse
Labirinti nga Kate Mosse, ku gjenden legjenda, feja, historia, e shkuara dhe e tashmja vjen së fundi pranë lexuesit shqiptar nga shtëpia botuese Ideart. Të gjitha këto përzihen në një përrallë emocionuese që të luan zemrën nga vendi. Ke inat ti Dan Brown, plas, ja kësaj i thonë histori,shprehet Val McDermid.
Një roman inteligjent dhe i këndshëm gjetjeje dhe humbjeje, i gjerë deri në bujari në tematikën e tij historike dhe fare personal në detajet e tij të ëmbla, do ta përkufizonte Nicci Gerrard. Një libër i madh: Mosse krijon një botë aq të plotë, saqë mua zuri të më merrte malli për të që pa arritur në faqen e fundit. Me më shumë intrigë sesa Dan Brown-i, një gjëegjëzë me thellësi dhe forcë frymëgjatë. Labirinti të mban lidhur që nga faqja e parë, deri në të fundit, shprehet Denise Mina. Profesor Jonathon Phillips për librin në fjalë ka theksuar se: Ka një gërshetim bindës të linjave të historisë me një frymë të çiltër evokuese të vendeve të ndryshme. Libri Labirinti vjen për lexuesin shqiptar me përkthim të Sabina Dhrimos.
Email This Klikime: 12
Email This Klikime: 12