E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefan Çapaliku, në skenë me Një histori humbësish ose mos pështyni përtokë!

Teatri Migjeni i Shkodrës, në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental në Kairo të Egjiptit

Pas suksesit që pati para disa javësh në skenën teatrore gjermane, dramaturgu i njohur Stefan Çapaliku do të çojë dramën shqipe në një tjetër skenë festivali teatror, i cili ka dekada të tëra që zhvillohet, duke pritur trupa teatrore nga e gjithë bota.

Teatri Migjeni i Shkodrës ftohet të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental në Kairo të Egjiptit me dramën Një histori humbësish ose mos pështyni përtokë!" shkruar dhe vënë në skenë nga Stefan Çapaliku, me skenografi të Erjon Talanit dhe në interpretimin e Guliem Radojës (Artist i Merituar), Rita Gjekës, Enver Hysenit dhe Jozef Shirokës. Festivali do të zhvillohet nga data 10 deri më 20 tetor 2010 në mjediset e Operës së Kairos dhe do ketë një pjesëmarrje të gjerë botërore. Ky është edicioni i 23-të i këtij festivali. Një histori humbësish ose mos pështyni përtokë!, që u shfaq në Shkodër, Durrës dhe Korçë në pranverë të këtij viti është historia e një ish spiuni të sigurimit të shtetit, Përparimit, alias Bernard Maria Leopoldo De Himenez, i cili është arratisur nga Shqipëria pas viteve 90 nga frika e hakmarrjes. Pas 20 vjetëve ai ka vendosur të rihyjë në kontakt me vendin e vet dhe gjen një shoqëri të katandisur moralisht dhe të pazotën të vendosë në vend drejtësinë e dhunuar. Kjo dramë shqiptare,e cila do të ngjitet pas disa muajsh në skenën teatrore të Egjiptit, vjen në vijim të prezantimeve që ka bërë dramaturgu i njohur në skena të ndryshme botërore.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›