Laburistët, draftraport për pranimin në masë të emigrantëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër - Partia Laburiste hapi dyert e saj për emigrantët me qëllim shndërrimin e shoqërisë britanike në një shoqëri multikulturore. Kështu thonë disa dokumente sekrete të bëra publike së fundmi. Një draftraport i Kabinetit qeveritar tregon se në kohën e laburistëve, ministrat donin të “maksimizonin kontributin” e emigrantëve për “objektivat e tyre sociale”. Numri i të huajve të lejuar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur deri në 50 për qind sipas raportit të hartuar në vitin 2000. Laburistët e kanë justifikuar gjithnjë emigrimin për shkaqe ekonomike dhe kanë mohuar faktin se po e përdornin atë për të ushqyer multikulturalizmin. Por dyshimet për axhendën sekrete të laburistëve tashmë në opozitë erdhën kur Andre Neather një ish-këshilltar qeveritar dhe hartues i fjalimeve për Toni Blerin, Xhak Stroun dhe David Blunketin, tha se qëllimi i strategjisë laburiste të asaj kohe ishte bërja e pavlefshme e argumenteve të së djathtës. Zoti Neather tha se ai kishte ndihmuar në hartimin e raportit të vitit 2000, i cili nënvizonte strategjinë angleze për të “nisur pranimin masiv të emigrantëve në vend”. Dokumenti nuk u publikua në formatin e tij origjinal prej vitesh, për shkak të frikës nga reagimi i opinionit publik. Ai u publikua një vit më vonë në një dokument kërkimor në lidhje me përfitimet ekonomike që do të kishte vendi nga emigracioni. Nga pjesët e draftit origjinal janë hequr paragrafët që flasin për hapjen e dyerve për emigrantët në draftin që u publikua në vitin 2001. “Është e qartë që politika e emigrimit ka ndikim social dhe ekonomik dhe duhet të hartohet për të kontribuuar ndaj objektivave të përgjithshme të qeverisë. Ulja e numrit të emigrantëve në minimumin e mundshëm është një objektiv ekonomiko-social i pajustifikuar”, - shkruhet në një nga pikat e këtij raporti. Pretendimet e zotit Neather tetorin e shkuar u mohuan nga ministrat, përfshirë dhe ministrin e Drejtësisë, Xhek Strou, i cili iu referua atyre si absurde. Por raporti i hedh poshtë pretendimet e ministrave. Në një nga pikat e tjera të tij thuhet se numri i emigrantëve do të vijë në rritje për shkak të ndryshimeve demografike në të gjithë Evropën, por kjo nuk duhet të shihet si negative. Sistemi i kontrollit të hyrjeve në vendin tonë lidhet ngushtësisht me objektivat politikë të përmendura”. Ndërkohë, Damian Green, zëdhënësi i konservatorëve për emigrimin, tha se “ky është një zbulim shumë i rëndësishëm, çka vërteton se ndikimi më i madh afatgjatë i laburistëve në shoqërinë britanike bazohej krejtësisht në një politikë sekrete. Sipas Green, kjo tregon edhe një herë tjetër se kjo ka qenë e paramenduar dhe ministrat e atëhershëm laburistë duhet të kërkojnë ndjesë. Argumentet e Neatheriu u publikuan në një shkrim për “London Evening Standard”. Kërkimet e Ëhitehall tregojnë se numri i qytetarëve të huaj që mbërritën në MB u rrit nga 370,000 në 2001 në 510,000 in 2006. Shifrat flasin për numrin neto të emigrantëve. Në vitin 2001 numri i tyre ishte 221,000, ndërsa deri në vitin 2007 ai ka shkuar në 333,000 – ose 50 për qind.
Ky lajm është publikuar: 11/02/2010