Si do ta ndryshojë papunësia Amerikën
Autori i Lajmit: RedaksiaSi do ta karakterizojmë periudhën e re të papunësisë në të cilën kemi hyrë? Pas pothuajse 2 viteve shkatërruese, Recesioni i Madh, me sa duket, ka përfunduar, të paktën teknikisht. Megjithatë, një kthim në normalitet së shpejti duket ende shumë larg. Nga çdo goditje recesioni që prej viteve 80, vendi e ka marrë veten me shumë vështirësi. Dhe këtë e dëshmon goditja e vitit 2001, nga e cila SHBA-ja se ka marrë ende veten. Prej këtij viti, populli i punësuar nuk arriti kurrë shifrat e viteve të mëparshme dhe të ardhurat ishin në shifra të ulëta përgjatë gjithë dekadës. Por ende, dobësimi i ekonomisë në vitet 2000 nuk duhet të ngatërrohet me traumën e dy viteve të shkuara që do të jetë e dukshme dhe për një kohë të gjatë. Shifra e papunësisë arriti në 10 për qind tetorin e kaluar, edhe pse ka arsye shumë të forta për të besuar se deri në vitet 2011, 2012, madje dhe 2014, kjo shifër do të ulet. Vitin e shkuar, kohëzgjatja mesatare e papunësisë i kaloi gjashtë muajt, kjo kishte ndodhur për herë të parë në vitin 1948, kur Zyra e Statistikave të Punës nisi të mbante këto të dhëna. Sot në SHBA, për çdo vend vakant pune, konkurrojnë gjashtë persona. Të gjitha shifrat shfaqin shkallën e vërtetë të krizës së papunësisë. Një sondazh i fundit tregoi se 44 për qind e familjeve ka vuajtur nga një humbje vendi pune, shkurtim të orëve të punës apo ulje të pagës gjatë vitit që lamë pas. Në vend ka papunësi, që vjen relativisht nga rutina e shteteve transitore që vjen si rezultat i falimentit të kompanive në çdo ekonomi, por ka edhe papunësi kronike. Ajo e para shërben si një lubrifikant i domosdoshëm për motorin e rritjes ekonomike. Ndërsa ajo e fundit që lidhet direkt me konsumin, i ha dalëngadalë njerëzit, familjet dhe përhapet gjerësisht në shoqëri. Në të vërtetë, historia sugjeron se ndoshta kjo është sëmundja më e rëndë e shoqërisë. Efektet më të rënda në një papunësie që zgjat tek familjet, politikat, dhe shoqëria, duhet shumë kohë për tu kufizuar dhe shfaqen shumë ngadalë. Por kohët e fundit, ato kanë nisur të lënë gjurmë të thella dhe shfaqen menjëherë pas bumeve ekonomike. Disa nga këto shenja janë bërë që tani të dukshme, ndërsa edhe nëse ekonomia do të rikuperohet plotësisht të nesërmen, efekte të tjera të vazhdojnë të shfaqen. Sa më gjatë të zgjasë kriza ekonomike, aq më të thella do të jenë këto gjurmë krize. Nëse zgjat akoma më shumë, kjo erë papunësie me shumë mundësi do të ndryshojë rrjedhën e jetës dhe karakterin e një gjenerate adultësh dhe me shumë mundësi dhe ato të fëmijëve të tyre. Ajo do të lërë gjurmët e saj në shumë fusha të shoqërisë. Papunësia e tejzgjatur mund të ndryshojë natyrën e martesave moderne, por dhe mund ta shkatërrojë atë si institucion në shumë komunitete. Madje, që tani ajo ka zhytur shumë qytete në një lloj dëshpërimi dhe keqfunksionimi të paparë prej dekadash. Së fundmi, ajo mund të shkatërrojë gjithashtu politikën, kulturën dhe karakterin e shoqërisë amerikane. Që prej pranverës së shkuar, kur frika për një apokalips ekonomik u shfaqën për herë të parë, janë bërë një sërë parashikimesh për rrugët e rimëkëmbjes. Këtë verë, sekretari i Punës, Robert Reich, shkroi në një nga blogjet e tij se rimëkëmbja ekonomike i ngjasonte formës së gërmës X. Kjo për Sekretarin amerikan të Punës do të thoshte se nuk mund të ketë rimëkmbje derisa të gjendet një model i plotë i rritjes ekonomike. Por sot askush nuk e ka idenë se çfarë forme do të ketë rimëkëmbja. Ekonomia është rritur me 2.2 për qind në tremujorin e fundit të vitit të shkuar, ndërsa rritja gjatë këtyre viteve të fundit ishte ndalur në tremujorin e dytë të vitit 2008. Nëse rritja e ekonomike do të vazhdojë të shënojë shifra pozitive, kjo do të pasohet dhe me ulje të papunësisë, megjithatë ka shumë arsye për të dyshuar në kohëzgjatjen e kthesës ekonomike dhe shpejtësinë e hapjes së vendeve të reja të punës.
Ky lajm është publikuar: 11/02/2010