Surprizat e Tiranës, Partia Demokratike humb bastionin e saj, Laprakën
Tiranë- Tirana, kryeqendra e Shqipërisë që ka një rëndësi të veçantë në zgjedhje, duket se e ka mbështetur rilindjen e Partisë Socialiste dhe koalicionin e majtë Aleanca për Shqipërinë Evropiane.
Deri tani kjo aleancë shënon epërsi të thellë mbi Aleancën për Punëism Mirëqënie dhe Integrim duke bërë një diferencë mbi 4.000 votash.
Por edhe në Tiranë ka patur surpriza, siç është ajo në zonën e Laprakës.
Lapraka që dëri në zgjedhjet e fundit të vitit 2009, mbahej si një bastioni i së djathtës në Tiranë, Partia Demokratike këto zgjedhje ka humbur.
Avantazhi i të majtës në këtë zonë duket qartë teksa deri në këto meomente ka marrë mbi 13 mijë vota, ndërsa koalicioni i djathtë ka më shumë se 11 mijë vota.
Në zgjedhjet e fundit vendore, kryetari aktual i Bashkisë Lulzim Basha i cili ka fituar bindshëm në këtë zonë. Por duket se këtë herë qytetarët kanë ndërruar bindje dhe kanë mbështetur rilindjen.