E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje kaotike në Shqipëri. Shokues mos arrestimi i vrasësit në Laç

albanien-rama-540x304—-Nga Anisa Kurtaj, Frankfurt—- 

Gjermani- ‘Një opozitë e cila feston para kohe’, ‘zgjedhje kaotike të shoqëruara me një të vdekur dhe disa të plagosur’, ‘votim familjar nëpër qëndrat e votimit’, këto janë titujt kryesor të gazetave më prestigjoze gjermane mbi Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri.

Zgjedhjet në Shqiperi kanë tërhequr një vëmendje të gjërë edhe në shtypin gjerman. Në këto zgjedhje parlamentare , qeveria dhe opozita shqiptare kanë festuar si fitues njëkohësisht.

Ish-kryebashkiaku i kryeqytetit të Tiranës, Edi Rama, deklaroi të djelën në mbrëmje se koalicioni i së majtës është fitues i Zgjedhjeve të 2013-ës. Ndërkohë që Kryeministri Sali Berisha ishte “i bindur” për një  “fitore të madhe” të Partisë së tij Demokratike. Megjithatë, rezultati përfundimtar duket se është i qartë. Shifrat  absolute të cilat favorizojnë koalicionin e së majtës priten të bëhen publike në rrjedhën e kësaj pasdite shkruan revista gjermane Zeit Online.

Ky votim, i cili është konsideruar nga SHBA-të dhe BE-ja si një provë e demokracisë për vendin ballkanik, është shoqëruar me parregullsi masive. Vëzhguesit e pavarur të zgjedhjeve kanë verifikuar raste, ku votuesve u është lejuar të votojnë pa dokumente identifikimi. Përveç kësaj, disa vendvotime u hapën me vonesa të konsiderueshme, informon gazeta ‘Bild’.

Ndërkohë që revista gjermane ‘Spiegel’ raporton për një votim familjar në shumë qendra votimi. Votuesi individ ka votuar për të gjithë familjen, madje në një rast, votimi u desh të ndërpritej për shkak se kishte më shumë fletë votimi se sa votues. Vëmendje të veçantë shtypi gjerman i ka kushtuar dhe vrasjes së një komisioneri të LSI-së në qytetin verior të Shqipërisë, Laç duke konsideruar si shokues mosvënien përpara drejtësisë të autorëve  që kanë kryer këtë krim.

Në shtypin gjerman Shqipëria shihet si një vend anëtar i  NATOS që shpreson për vite me rradhë të bashkohet me BE-në, por që kërkon zgjedhje të ndershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›