Kavajën e merr Partia Socialiste. Alfred Peza gjunjëzon Dashnor Sulën
Peqin/Kavajë- Kandidati i Partisë Socialiste në Kavajë Parid Cara është konfirmuar si fitues dhe si deputet i ardhshëm sepse në total në këtë zonë elektorale seliza rozë ka marrë 2.800 vota më shumë se Partia Demokratike.
Pas përfundimit të numërimit në këtë rreth Cara është certifikuar fitues dhe lajmi konfirmon se Kavaja një bastion i fortë i PD-së e ka braktisur edhe në zgjedhjet e përgjithshme Sali Berishën, pas atyre lokale.
Ndërkohë në Peqin kandidati socialist, Alfred Peza ka arritur të fitojë mbi rivalin e Partisë Demokratike Dashnor Sula. Deri më tani mëoshet se Sula me këto vota nuk hyn në Parlament, me PS-në që ka fituar me mbi 3 mijë vota avantazh.
Kam kënaqësinë tju njoftoj se sapo ka përfunduar zyrtarisht procesi i numërimit të votave në KZAZ nr. 44 në Peqin, ku fitova me mbi 7.000 vota, nga rreth 4.000 të deputetit të PD, Dashnor Sula. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e pakufishme,- tha Peza në Facebook.