E Diel, 1 Nëntor 2026

Teksa pritet të komentojë humbjen, Berisha takon Nishanin në Presidencë

bujari-51-300x245Tiranë- Teksa ka më shumë se 24 orë që nuk është shfaqur publikisht në media, kryeministri në detyrë Sali Berisha është parë sot teksa i është drejtuar Presidencës.

Sipas TCH, Berisha ka patur një takim me Bujar Nishanin që ka zgjatur së paku 30 minuta.

Kryeministri ka bojkotuar selinë e Partisë Demokratike prej ditës së djeshme duke mos bërë asnjë koment as në deklarata as në rrjetin social Facebook, që deri më 23 qershor ka qenë mjeti kryesor i komunikimit të tij me qytetarët.

Nuk dihet se cilat ka qenë tema e këtij takimi të kryeministrit me Presidentin, ndërkohë që si demokratët po edhe qytetarët e tjerë po presin me ankth një qëndrim të Berishës për të pranuar humbjen që këtë herë rezulton e thellë në të gjithë Shqipërinë.

Të hënën u përfol se ai do kishte një qëndrim pas deklaratës së vëzhguesve të ODIHR dhe KiE, por ai nuk u bë i gjallë në selinë e PD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›