Bizneset e vogla nuk pajisen me kasa fiskale
24/05/2010 Tatim-Taksat: Do të ketë penalitete
SHKODER- Biznesi i vogël në qytetin e Shkodrës vazhdon të mos jetë i pajisur me kasa regjistruese fiskale, ose dhe në ato pak raste ku ato janë të pranishme, nuk përdoren. Ky fenomen vazhdon të jetë tepër evident, megjithëse në bazë të një urdhërese të Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, të gjithë tatimpaguesit që shesin mallra dhe kryejnë shërbime në lokale apo njësi të hapura për publikun, janë të detyruara të vendosin kasat regjistruese për lëshimin e kuponit tatimor. Aktualisht në qytetin e Shkodrës ligji po zbatohet kryesisht në disa lokale të cilësisë së lartë apo në ndonjë supermarket, ku mund të gjesh kasa regjistruese apo dëftesa tatimore. Sipas vetë tregtarëve, disa nga arsyet e kësaj mungese janë: Kostoja e lartë e kasave, mosbesimi për saktësinë e tyre, si dhe mosqenia të sigurt nëse do të mund ta mbajnë biznesin në këtë situatë të vështirë ekonomike që po kalon jo vetëm vendi ynë, por edhe vendet e tjera. Ndërkohë sipas përfaqësuesve të tatim taksave, mosvendosja e kasave lidhet kryesisht me shmangien e transparencës së të ardhurave të njësive tregtare. Në këtë mënyrë ata i shmangen detyrimeve të sakta që duhet të paguajnë pranë zyrave përkatëse të shtetit. Sipas ligjit, vendosja e kasave fiskale është e detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë një aktivitet biznesi dhe ka si afat datën 30 qershor. Në rast të mosvendodsjes së kasave në fatin e duhur parashikohen sanksione të rënda, ndaj zyra e Tatimeve Shkodër i bën thirrje të gjithë bizneseve që të pajisen sa më shpejt me kasa e të mos i lënë për në fund të afatit, ku do jetë e pamundur të realizohet procesi, çka do të thotë penalitete për ta.