Laç, shpërthen makina e biznesmenit nisin hetimet
LAC- Makina e një biznesmeni të njohur në qytetin e Lacit është hedhur në orë pak pas mesnatës së të premtes. Ngjarja ndodhur në lagjen numër 3 të këtij qyteti. Automjeti ishte parkuar pranë pallatit ku banonte biznesmeni Zef Paloku, kur ka shpërthyer.
Shpërthimi ka shkaktuar frikë tek banorët si dhe janë dëmtuar xhamat e apartamenteve që ndodheshin aty afër. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur autorët ndërsa biznesmeni në deklaratën e tij në polici nuk ka pranuar të ketë ndonjë konflikt.
(s.g/balkanWeb)