Mbaron fondi i ndihmës ekonomike për 504 familje
09/11/2011 U keqmenaxhua në muajt e fushatës së zgjedhjeve vendore të majit
Shuam familje kanë marrë 2 mijë lekë të vjetra, asnjë në muajt e ardhshëm
GRAMSH- Rrezikojnë të mbeten pa ndihmë ekonomike në dy muajt në vazhdim 504 familje të qytetit të Gramshit. Kryefamiljarët janë përballur me 2 mijë lekë të vjetra ndihmë për familjet me pak pjesëtarë deri në 15 mijë lekë të vjetra për familjet me shumë anëtarë për muajin tetor, ndërkohë që për muajt e tjerë nuk do të marrin para pasi mungojnë fondet. Të çuditur me 2 mijë lekët e vjetra e marra, familjet kanë paraqitur ankesën e tyre pranë bashkisë dhe institucioneve përgjegjëse. Drejtori i çështjeve sociale në Bashkinë Gramsh, Vait Çeçi, thotë se fondi në dispozicion për ndihmën ekonomike është keqmenaxhuar dhe për muajin tetor ishte i pamjaftueshëm prandaj është bërë një ndarje proporcionale e tillë me paratë që ishin në fond. Ai thotë se fondi çdo muaj për ndihmën ekonomike ishte 15 milionë lekë, por në kohë fushate është shtuar numri i personave që merrnin ndihmë ekonomike në Bashki. Kështu vetëm për muajin prill janë konsumuar 18 milionë lekë, ndërsa në muajin maj 20 milionë lekë. Për shkak të rritjes së numrit të familjeve dhe sasisë së parave që përfitonin, është shkurtuar fondi i miratuar në fillim viti dhe aktualisht muaji tetor u mbulua pjesërisht, ndërsa për dy muajt e tjerë në vazhdim nuk ka fond. Ende nuk dihet në do ketë një zgjidhje për këto familje, por mësohet se i është bërë shkresë Ministrisë së Punëve Sociale për gjetjen e një zgjidhje për këto familje. Gramshi konsiderohet një zonë me probleme të mëdha ekonomike dhe sociale. Papunësia ka bërë që në një qytet me rreth 7 mijë banorë mbi 500 familje të marrin ndihmë ekonomike. L. Lleshi