Laci fiton derbin me Kastriotin
Laci-Kastrioti e mbyllur me fitoren 2-0 te kurbinasve ka ngritur siparin e javes se 18-te te Superiores. Tri pike teper te cmuara per formacionin e drejtuar nga Stavri Nica qe tashme ngjitet ne kuoten e 27 pikeve. Laci nuk e vuri ne asnje moment ne dyshim fitoren ndaj fqinjeve te Krujes cka tregon per formen e mire qe po kalon kjo skuader. Mbrojtesi kroat Stipe Buljan konkretizoi ne porten mike ne minuten e 17-te pas nje aksioni koral dhe nje veprimi te zgjuar te sulmuesit Mile i cili ka nxjerre te vetem perballe portierit Halili kolegun e vet te skuadres. Pas minutes se 30-te kane nisur te reagojne edhe krutanet qe me ane te sulmuesit te tyre kroat Babic por pa rezultat. Ne fund te pjeses se pare vendesit mbyllen hesapet permes nje goli te realizuar nga Dragicevic lojtar kroat qe debutonte me kurbinasit. Kesisoj pjesa e dyte ishte thjesht nje kontroll loje nga ana e vendasve nderkohe qe mite nga Kruja ishin te pafuqishem per te ndryshuar fatet e kesaj sfide.
Superiore/ Java 18-te
Dje
Laci-Kastrioti 2-0
Buljan 17 Dragicevic 45
Sot
Skenderbeu-Bylis 1300
Neser
Flamurtari-Shkumbini 1300
Teuta-Vllaznia 1300
Besa-Elbasani 1300
Te henen
Dinamo-Tirana 1700
Renditja
Ekipi ND F B H P
1. Flamurtari 17 12 1 4 37
2. Skenderbeu 16 10 1 5 31
3. Vllaznia 17 9 4 4 31
4. Dinamo 17 8 4 5 28
5. Laci 18 8 3 7 27 6. Tirana 16 7 5 4 26
7. Teuta 17 6 4 7 22
8. Shkumbini 17 6 3 8 21
9. Kastrioti 18 5 5 8 20
10. Besa 17 3 6 8 15
11. Bylis 17 4 3 10 15
12. Elbasani 17 3 3 11 9
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar
nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.