E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi kampion edhe korçarët në Superligë

 

Laçi u shpall kampioni i Kategorisë së Parë, duke fituar edhe të drejtën për të luajtur sezonin e ardhshëm në Superligë. Skuadra e Edi Martinit fitoi në shtëpi me Naftëtarin (i rënë nga kategoria). Në ceremoninë e dorëzimit të trofeut të kampionatit ishte i pranishëm presidenti i FSHF-së, Armand Duka e zyrtarë të lartë lokalë. Edhe Skënderbeu (e kishte pushim këtë javë për shkak se kalendari e vuri përballë Tërbunit të përjashtuar) u ngjit në Superligë. Kastrioti (vendi i tretë) e Gramozi (vendi i katërt) do të diskutojnë ndeshje play-out me dy ekipet e Superligës, që do të renditen në vendet 9-10. Nga Kategoria e Parë ranë Naftëtari e Tërbuni, ndërsa në play-out me dy skuadrat të renditura të dytat në Kategorinë e Dytë, Mamurrasi e Vlora, do të luajnë Bilishti dhe Pogradeci. Në Kategorinë e Parë nga Kategoria e Dytë u ngjitën Gramshi (Grupi i Veriut) e Memaliaj (Grupi i Jugut), që do të diskutojnë midis tyre edhe titullin kampion të Kategorisë së Dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›