E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Titullin ndaj Lionit. Lala e Skela humbasin

 

Nëse Marseja mund Lionin sonte, atëherë skuadra e kapitenit shqiptar Lorik Cana, do të bëjë një tjetër hap të madh drejt titullit në Francë. Gjithsesi, marsejezët vazhdojnë të jenë në duel me Bordonë. Duke parë edhe diferencat në klasifikim, Lioni nga ana e tij lufton për vendin e tretë në kampionatin francez, për të zënë një vend në Ligën Kampioneve sezonin e ardhshëm. Marseja nuk e fiton titullin prej vitit 1992, ndërkohë që ai vitit 1993 iu hoq për trukim rezultatesh. “Ne do të përballemi me Lionin, një ekip i majës. Ata kanë si synim vendin e tretë. Do të jenë shumë të motivuar, shumë të organizuar, shumë të përqendruar”, tha kapiteni i Marsejës, Lorik Cana për faqen zyrtare të klubit. Marseja nuk humbet prej 13 ndeshjesh në Ligën e Parë, ndërkohë që Lioni ka regjistruar vetëm një fitore në pesë takimet e fundit. Ndërsa në Gjermani kanë humbuar Kotbus i Ervisn Skelës (Shtutgartin 2-0) dhe Hanoveri i Altin Lalës (Volsburgun 5-0) dhe ka fituar Karlsruher i Edmond Kapllanit (ndaj Verder 1-3).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›