Ultimatumi i Bajern: Frenk Riberi kushton 80 mln euro
Presidenti i Realit, Florentino Perez, është i vendosur t‘i shtojë "koleksionit" të yjeve në Madrid edhe Frenk Riberinë. Duke parë këmbënguljen e spanjollëve, Bajerni i Mynihut ka përcaktuar çmimin për arritjen e marrëveshjes: 80 milionë euro dhe ultimatumi se blerja e lojtarit duhet të realizohet brenda tetë ditëve. Pas aventurës 2-vjeçare në klubin bavarez, mesfushorit i pëlqen ideja të luajë në "Santiago Bernabeu". Edhe pse gjermanët deklaronin me këmbëngulje se Riberi nuk do të largohej, tashmë ata po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së yllit francez, të cilin e blenë 25 milionë euro nga Olimpik Marseja. Sipas gazetës më të shitur në Europë, "Bild", Reali i Madridit ka kohë deri më 16 korrik, periudhë kur starton faza e dytë përgatitore e Bajernit, për të gjetur akordin për 26-vjeçarin. Nëse deri në këtë periudhë "Don Florentino" nuk do të ketë paraqitur oferta të kënaqshme, çdo tentativë për të diskutuar sërish transferimin e Riberi do të hidhet poshtë nga drejtuesit e Bajernit. Çmimi i kartonit është përcaktuar nga menaxheri i skuadrës, Uli Hënes, i cili konfirmoi se "në Mynih nuk kanë ndërmend të lëvizin asnjë milimetër nga këto pretendime financiare".
E përditshmja theksonte se telenovela për transferimin e Riberisë ka ndikuar negativisht në dhomat e zhveshjes te Bajerni, ndërsa në ditët e fundit lojtari nuk ka shfaqur shumë dëshirë për t‘u stërvitur seriozisht nën urdhrat e teknikut Van Gal. Situata e krijuar ka shqetësuar kapitenin Mark van Bomel, i cili bëri thirrje për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi, të cilin ai e cilësoi si "teatër". "Natyrisht që çështja ‘Riberi‘ është problematike për trajnerin dhe për të gjithë skuadrën, tha holandezi. Për të mirën e Bajernit, vendimi përfundimtar duhet marrë sa më shpejt që të jetë e mundur". Në anën tjetër, për versionin elektronik të "Bild", presidenti Karl-Hainc Rumenige hodhi poshtë spekulimet se pak ditë më parë madrilenët ofruan 47 milionë euro plus Roben dhe Shnajder për francezin, operacion me vlerë të përgjithshme 64 milionë euro. Ai saktësoi se Bajerni ka marrë vetëm një ofertë për mesfushorin e krahut, por ajo nuk ka dalë nga zyrat e iberikëve. "Deri më tani, vetëm një klub na ka kontaktuar për të bërë ofertë zyrtare për Riberi dhe ai nuk është Reali i Madridit. Me mirësjellje e refuzuam ofertën", tha Rumenige. Të interesuara për shërbimet e Riberi janë edhe Barcelona, Mançester Junajtid dhe Çelsi. Kreu i bavarezëve shtoi: "Nuk po luajmë kumar, synimi ynë nuk është të ngremë çmimin e lojtarit dhe më pas t‘ia shesim atij që ofron më shumë. Fanella e Bajernit është mjaft e shtrenjtë për ne. Gjithsesi, më duhet të pranoj se Reali na ka ftuar disa herë të ulemi dhe të diskutojmë". Pas përcaktimit të çmimit për lojtarin e përfaqësueses franceze, reagimi në Madrid ka qenë i menjëhershëm. Mediat spanjolle raportuan se deri në fund të kësaj jave, Perez pritet të paraqitet me një ofertë prej 55 milionë eurosh, plus Van der Vart dhe mbrojtësin Metzelder.