Karaga: Eshtë fat të punosh në Unkovskin
• Adem Karaga, aktori i Shkupit, dikur drejtor i Teatrit Kombëtar aty, në veprën e Çehovit interpreton në rolin e Teleginit (Vaflës), një fshatari të thjeshtë, të bindur... Një rol episodik, por jo pak i rëndësishëm për punën e regjisorit dhe aktorit në zbërthimin e tij. “Falë punës së regjisorit, lojës e cila rrjedh si e natyrshme në skenë, që të bëhet më e besueshme për spektatorin, duhet të futesh në lëkurë të atij personazhi dhe ta përcjellësh. Mbase ishte fat për ne për të punuar me këtë lloj regjisori, i cili i jep rëndësi, i kushton kohë të madhe çdo personazhi dhe është mbartës thelbësor i fundit i një shfaqje që e bazon mbi lojën e aktorëve. Dhe bashkë me aktorët e tjerë me të cilët unë pata rastin të punoj, na u desh kjo gjë që për të funksionuar si një orkestër, pavarësisht nga violinat e para të dyta a të treta. Për të punuar me këtë regjisor është fat. Uroj të shtohen këto lloj regjisorësh”, shprehet Karaga.