E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laço: Berisha pranoi Finon, PS i propozoi edhe Sherifin

Teodoro Laço

Ngjarjet e vitit 1997 në kujtimet e politikanit.

Mes tri kandidaturash, ish-presidenti pranoi Finon, që e drejtoi vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Incidentet gjatë fushatës elektorale dhe atentati në Shkallnuer .

Humbja e PD më 29 qershor dhe dorëheqja e Berishës.

Ishte vendosur. Do të ngrihej Qeveria e Pajtimit Kombëtar, që do të drejtohej nga socialistët. Ishte mars i vitit 1997. Sali Berisha, aso kohe President, rrëzoi dy kandidaturat e para të PS-së, për të pranuar të tretën, atë të Bashkim Finos. Ish-presidenti kishte arsyet e veta për të pranuar Finon, i cili deri në atë kohë kishte treguar një etikë ndryshe nga përfaqësuesit e tjerë socialistë të kohës. Teodor Laço, një nga dëshmitarët dhe politikanët aktivë të kohës, rrëfen ngjarjet e 15 viteve më parë në kapitullin e dytë të librit të tij me kujtime, Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar. Në këtë pjesë të librit ai tregon se si në atë kohë të trazuar, nën presionin e komiteteve të shpëtimit në qytetet e Jugut, nën peshën e ngjarjes së hidhur të mbytjes së 84 shqiptarëve në Kanalin e Otrantos, Fino do të përgatiste terrenin për zgjedhjet e reja parlamentare. Si u zhvillua fushata elektorale në një vend të armatosur, ku nuk mungonin krismat, të plagosurit, si dhe një atentat ndaj Berishës në Shkallnuer. Zgjedhjet, humbja dhe dorëheqja e Berishës.

…vijon nga numri i kaluar ( Laço rrëfen bisedën sekrete me Zhulalin në 97: Më tha se sqëlloj dot mbi gra e fëmijë )

Përfaqësuesit socialistë, me gjasë, nëse smë gabon kujtesa, Namik Dokle, propozuan Pandeli Majkon, që ishte i pranishëm. Berisha kundërshtoi prerë: Ti smund të jesh. Ti e di që unë i di disa gjëra për ty, iu drejtua Majkos. Pas një pushimi të shkurtër, socialistët sollën emrin e dytë. Ky ishte kryetari i PS të Vlorës, deputeti Elmazi. Këtë herë kundërshtimi ishte edhe më kategorik: Kë? Njeriun që drejtonte rebelët, që dogjën bashkinë? Në asnjë mënyrë!. Ra heshtja. Në këtë duel, ne të tjerët, spektatorë pa zë, smund të bënim veçse hamendje. Njëherë mendova se mos kjo ishte një taktikë për të fituar kohë derisa pala tjetër të lodhej e ta braktiste tryezën. Por isha i gabuar, sepse pas një këshillimi më të gjatë me njëri-tjetrin, mbase edhe me ndonjë komunikim të mundshëm me të burgosurin e Bënçës, kryetarin Fatos Nano, socialistët sollën kandidaturën e tretë. Ky ishte ekonomisti Bashkim Fino, kryebashkiak i Gjirokastrës. Berisha e pranoi pa nguruar asnjë çast. Jam dakord!, tha. E mora fjalën i pari: Edhe ne e mbështesim këtë kandidaturë, thashë. Simpatia ime për Finon e kishte fillin afro dy vjet të shkuara, kur si shoqërues i ish-presidentit gjerman Vajceker, e çova atë në Gjirokastër. Fino kishte dalë për të na pritur në fushën ku do të aterohej helikopteri dhe na priti aq mirë, sa të mos e merrje vesh nëse ishte me qeverinë apo me opozitën. Sot kjo mund të duket diçka e zakonshme, por pas referendumit për Kushtetutën, marrëdhëniet midis pushtetit dhe përfaqësuesve të opozitës aty ku ata drejtonin pushtetin lokal, ishin të ngrira, si dy njerëz të mëritur. Madje, atëherë ai mori përsipër të lironte e të restauronte shtëpinë e Kadaresë, gjë që, sigurisht, nuk e bëri. Kjo lloj etike e tij, një zgjuarsi apo dinakëri për të respektuar pushtetin ligjor, ndoshta ishte motivi që e shtyu Berishën ta pranonte. Në vitin 94, gjatë fushatës së tij zhurmëmadhe për Kushtetutën, kryebashkiakët e opozitës kishin refuzuar ta prisnin e ta takonin, ndonëse si President i vendit një sajdisje e tillë ishte brenda çdo etike. Fino jo vetëm e kishte pritur, por edhe e kishte shoqëruar në tribunën e mitingut, ku edhe kishte folur kundër projektit të Kushtetutës. Qeveria u pagëzua me një emër intrigues Qeveri e Pajtimit Kombëtar! Gjashtë vjet pas Qeverisë së Stabilitetit të 91-shit, ky emër konkret, që nuk e përjashtonte polarizimin politik të kohës, tregonte se politikanët shqiptarë ishin bërë më qerratenj. Kishin nxënë retorikën dhe pagëzonin qeverinë me emrin pajtim, që shprehte njëherit dëshirën e qytetarit të thjeshtë dhe hipokrizinë e tyre. Sepse vetëm pajtimi nuk mund të pritej. Pas kësaj, ndarja e drejtimit të dikastereve nuk ishte edhe aq polemike. Të dhjetë partitë e tryezës, sipas peshës së tyre që më shumë ishin virtuale sesa reale, sigurisht me përjashtim të dy partive të mëdha, meqë zgjedhjet e 96-s tani nuk llogariteshin më, do të ngjëronin nga një thelë të tortës së pushtetit. Ne të BSD na u la, as më shumë, as më pak, po… vetë Ministria e Punëve të Jashtme. Për këtë nder kishte peshën e tij edhe kandidati ynë, Arian Starova. Ai kishte qenë për katër vjet zv.ministër dhe njihej mirë prej aleatëve tanë demokratë, që mund ta quanin, se edhe atë ministri e kishin të tyren. Koha provoi se Starova e mbajti mirë këtë barrë përgjatë kohës që drejtoi qeveria e Finos.
Më 15 mars, në Tiranën që dukej se kishte mbetur në mëshirën e fatit, një nga shefat e policisë së rajoneve, Sali Shehu, do të merrte guximin ti përgjigjej pasigurisë duke nxjerrë në patrullim tanket dhe mjetet e blinduara. Ndërkohë,

Nga ngjarjet e marsit 1997

Kryeministri i ri e kishte marrë punën me zell e përgjegjësi qytetare. Thuhej se kontaktonte normalisht me Presidentin, kurse ne, drejtuesit e 10 partive në qeveri, na thërriste shpesh për konsultime, që kishin të bënin me drejtimin e RTV, SHIK-ut dhe sidomos për situatën që vazhdonte të mbetej kritike. Mbledhjet mbaronin në orët e vona të natës dhe midis qetësisë së frikshme që pllakoste rrugët, na çonin në shtëpi me makina të blinduara.
Më 22 mars na ftoi për një takim fare befasues me përfaqësuesit e Komitetit të Shpëtimit të Vlorës. Kishin ardhur nja dhjetë veta, që thuhej se i dorëzuan armët vetëm në hollin e hyrjes së Kryeministrisë. Në atë takim munguan përfaqësuesit e PD-së. Ishin fytyra të ngrysura, mosbesuese. Kërkonin që qeveria ti njihte si përfaqësuesit e vetëm të popullit të Vlorës, pra të shkelej një nga pikat kryesore të marrëveshjes së 9 marsit. Fino, që e drejtonte takimin, u mjaftua të bënte një retorikë sipërfaqësore duke pranuar se ata, si qytetarë, kishin luajtur rol pozitiv, porse marrëveshja e partive përcaktonte rivendosjen e pushtetit ligjor. Takimi smund të arrinte asgjë, zaten ai bëhej vetëm për të pranuar se në Vlorë ekzistonte një komitet qytetarësh, me dëshirën e mirë për të pasur një rol pozitiv në situatën e trazuar keq nga revolta. Pas një jave, po ky komitet ia doli të përmbushte kërkesën e tij për një takim të partive politike me disa nga komitetet qytetare. As PD dhe as ne që ishim aleatë të saj, dhe as demokristianët, legalistët nuk shkuan në Vlorë. Sabri Godo, kryetari i republikanëve, që shkoi me dëshirën fisnike për të qenë në syrin e ciklonit të ngjarjeve, më vonë tregonte se u ndodh nën një presion e kërcënim të madh për të nënshkruar deklaratën, ku gjithashtu firmosën Gjinushi, Zogaj, Dade e të tjerë. Binte në sy se ndërsa partitë e vogla opozitare kishin dërguar në Vlorë drejtuesit k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›