E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laço: Vdekja e sime shoqeje dhe rigjetja e dashurisë

Teodoro Laço

Shkrimtari rrëfen jetën te “Bashkëjetesë me kohën”

Dy ngjarje do shënjonin jetën e tij, humbja e bashkëshortes e njohja me aktoren Mirjana Deti

Bashkëjetesë me kohën” i shkrimtarit dhe politikanit Teodor Laço, botim i “Tirana Times”, nuk është vetëm një libër i pasioneve politike. Në 400 faqet e këtij libri, i cili sapo është hedhur në treg, autori përshkruan një 10-vjetësh të mbushur me ngjarje të mëdha, që do të shënjonin jetën e çdo shqiptari, siç ishin vitet e fundit të mijëvjeçarit që lamë pas, por që do të linin gjurmë edhe në jetën e tij personale. Në vitin 1997, ndërsa e gjithë Shqipëria ishte e veshur në zi, Laço do të humbiste bashkëshorten e tij, Loretën, nga një sëmundje e pashërueshme. Si të donte të zbrazte dhimbjen që ende e mban brenda, ai tregon ato ditë-net të vështira që kaloi pranë së shoqes, që në momentin kur u diagnostikua me kancer në pankreas, rrugëtimet në Greqi e Amerikë, deri te fjalët e fundit. Por sa ka jetë, ka shpresë, ka dhe dashuri, kështu do t’i ndodhte edhe shkrimtarit, në jetën e të cilit do t’ia behte një tjetër grua, që do t’i qetësonte plagët, aktorja Mirjana Deti, me të cilën tashmë ndan jetën. al. mi

(Rrefimin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes “Panorama”, ne versionin print te saj)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›