Sarande, dy të plagosur në aksident
SARANDE- Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e së martës në rrugën hyrëse të qytetit të Sarandës. Dy motoçikleta u përplasën me njëratjetrën, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të dy drejtuesve, Elsido Shkëmbi, 21-vjeç dhe Astrit Selimi, 28-vjeç, të dy nga Saranda. Drejtues mjetesh të rastit i transportuan ata menjëherë drejt spitalit. Mësohet se gjendja e tyre ishte e rëndë për shkak të dëmtimeve të shumta në kokë. Për një mjekim më të specializuar, konsulta mjekësore e Sarandës vendosi transportimin e tyre drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Policia ndërkohë nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa janë shprehur paraprakisht se shkak ka qenë shpejtësia me të cilin udhëtonin në drejtime të kundërta dy drejtuesit e motorëve. sh.d