E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady D. donte të luante në ‘Bodyguard 2’, krah Kevin Costner

SHBA- Nëse nuk do ishte për fatin e saj të keq, Lady Diana do luante rolin e një princeshe të pambrojtur në pjesën e dytë të ‘Bodyguard’, rol të cilin ajo nuk do kishte vështirë ta bënte të sajin.

Aktori i famshëm Kevin Costner ka zbuluar për emisionin e Anderson Cooper se princesha Diana do të luante pjesën e dytë të filmit ‘Bodyguard’, në pjesën e parë të së cilit Costner luajti me këngëtaren Whitney Houston. 

Princesha e Uellsit, Lady D, e cila vdiq në një aksident automobilistik më 31 gusht 1997 ishte ndër emrat e lakuar për rolin e partneres së Kevin Costner, në filmin "Bodyguard". 

“Diana dhe unë kishim rënë dakort që ajo të luante në pjesën e dytë të ‘Bodyguard’. I kam thënë se do të përkujdesem për të ashtu siç jam kujdesur për Whitneyn,”-tha Costner në shoën e Anderson Cooper. 

“Kur ajo vdiq, të gjitha lajmet ishin rreth saj. Mendova se kjo ishte një histori interesante, por e kam mbajtur atë për vete, dhe prita momentin që dikush të më pyeste për të”,- deklaroi aktori. 

57-vjecari rrëfeu se ndihej keq pë humbjen e yllit të muzikës Whitney Houston, dhe se ksihte dashur ta ndihmonte atë rreth problemeve të vazhdueshme me drogën që këngëtarja pati vitet e fundit. Houston, ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare pasi ishte e varur prej vitesh nga droga për shkak edhe të marrëdhënieve të vështira me bashkëshortin e saj Bobi Braun.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›