Mesuesit, jo me punesim nga drejtorite arsimore Luljeta Ndoka
Mesuesit dhe drejtoret e shkollave nuk do te jene me ne dore te drejtorise arsimore, por te nje komisioni te posacem te ngritur ne shkolla me 6 anetare. Drafti i ri i arsimit parauniversitar percakton se shkarkimet dhe emerimet, si per drejtoret ashtu edhe per mesuesit, do te behen me pelqimin e komisionit, pra me propozime te ardhur nga mesues, prinder dhe nxenes. Ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, shpjegoi gjate mbledhjes se djeshme te komisionit te medias dhe edukimit se kjo menyre e re do te shmange korrupsionin dhe emerimet politike. Por, ky projektligj ka ngjallur mjaft debate ne komisionin kuvendor. Deputetet e opozites thane se ende nuk eshte percaktuar se kush do ta drejtoje kete komision, gje qe, sipas tyre, i hap rruge shkaterrimit te arsimit. Ligji i ri sjell nje sere ndryshimesh si, procesi mesimor i fillores do te zgjase 6 vjet. Ndersa ne 2014 maturantet do te japin testin e gjuhes se huaj. Ndersa, per te dhene mesim, do te punesohen vetem ata qe perfundojne masterin shkencor dhe japin provimin e shtetit. Ne projektligj parashikohet qe gjuha e huaj te jete provim i detyrueshem qe ne 9-vjecare, dhe ne gjimnaz. Ndersa do te filloje te mesohet qe ne klase te trete. Ndersa gjuha e dyte do te nise te mesohet ne klasen e shtate. Pike tjeter eshte menyra e financimit. Ligji i ri per arsimin parauniversitar, parashikon financim per institucionet arsimore private. Sipas nenit 39 te ketij ligji, "Ministria mund te mbeshtete financiarisht institucionet arsimore private vendase, te cilat jane jofitimprurese dhe kane te pakten pese vjet qe funksionojne si institucione private". Ne fakt, sipas kritereve te percaktuara me vendim te Keshillit te Ministrave, mbeshtetja financiare per shkollat private diferencohet sipas renditjes se tyre ne provimet kombetare te arsimit baze ose te matures shteterore, si dhe ne testimet ose konkurset nderkombetare. Nga ana tjeter, kerkohet qe shkollat private ta perdorin mbeshtetjen financiare vetem per nxenesit e shkelqyer ne veprimtarite kombetare dhe nderkombetare. Neni 40 parashikon qe institucionet arsimore publike, ne pajtueshmeri me politikat e tyre, perfitojne fonde financiare ose mbeshtetje materiale nga dhurues ose sponsorizues sipas kritereve dhe procedurave te percaktuara nga ministri i Arsimit dhe Shkences, ne bashkepunim me ministrin e Financave. Dhurimet dhe sponsorizimet sherbejne per te permiresuar cilesine e sherbimit arsimor.
Mesuesit duhet te jene me diplome master
Nje tjeter pike ndryshimi eshte edhe kualifikimi i mesuesve. Sipas projektligjit, edukatoret e kopshtit duhet te kene diplome Bachelor, ndersa ato te arsimit fillor, te mesem dhe te ulet, duhet te kene edhe masterin e nivelit te dyte per te dhene mesim. Specifikohen mesuesit, te cilet japin nje lende profesionale ne shkolla, ai i arsimit te orientuar dhe ata qe punojne me nxenes te kualifikuar. Keta mesues duhet te kete fituar diplome te ciklit te dyte per edukimin. Projektligji i Ministrise se Arsimit pritet te kaloje se shpejti ne mbledhjen e qeverise. Sipas projektligjit te ri per arsimin parauniversitar, eshte vene kriter edhe mosha. Keshtu, ne klasen e dhjete te arsimit te mesem te larte me kohe te plote pranohen nxenes te moshes jo me te madhe se 18 vjec. Nxenesi deri ne moshen njezet e nje vjec lejohet te ndjeke arsimin e mesem te larte trevjecar, kurse deri ne moshen njezet e dy vjec arsimin e mesem te larte katervjecar. Nxenesi qe ka mbushur perkatesisht moshen njezet e nje vjec ne arsimin e mesem te larte 3-vjecar apo njezet e dy vjec ne ate 4-vjecar dhe nuk ka perfunduar arsimin e mesem te larte, lejohet te vazhdoje klasen qe ndjek deri ne fund te atij viti shkollor.