Pranga shefit te krimeve, favorizonte autoret kundrejt parave Klodiana Kotorri
Priste emerimin zyrtare per t'u transferuar ne policine e Permetit, por i komunikohet masa e arrestit per akuzen e korrupsionit. Shefi i Krimeve te Komisariatit numer nje ne Tirane, Fatos Goxhaj, eshte arrestuar diten e djeshme nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, pasi akuzohet per korrupsion. Burime nga policia thane per gazeten se Goxhaj dyshohet se ne kembim te shumave te medha parash u ka premtuar qytetareve te ndryshem mbylljen e ceshtjeve kriminale ku ata ishin implikuar. Te njejtat burime shtuan se per te njejten vepren penale dyshohen edhe te tjere efektive policie, te cilet kane bashkepunuar me Goxhaj dhe priten te tjera arrestime.
Akuza
Ne rruge operative, punonjesit e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem kishin siguruar informacione se shefi i krimeve te Komisariatit te policise nr. 1, ne Tirane kerkonte para nga persona te ndryshem ne kembim te mbylljes se ceshtjeve kriminale, ne te cilen ata ishin implikuar. "Dyshohet se Fatos Goxhaj ka marre shuma te konsiderueshme parash, me qellim qe te ndikonte ne mbylljen e disa ngjarjeve kriminale ne favor te autoreve. Rasti me flagrant eshte nje tentative vrasje, ngjarje per te cilen ka nderhyre Goxhaj per ta mbyllur ne favor te autorit", - thane per gazeten burime nga SHKB. Dyshohet se shefi i krimeve i ka premtuar autorit te ngjarjes, i cili procedohej penalisht nga prokuroria, se do ta mbyllte ceshtjen dhe ai nuk do te denohej. Sipas SHKB-se, per te mbyllur hetimet dyshohet se Goxhaj ka marre 5 mije euro. "Por pavaresisht se ka marre shumen e parave, shefi i Krimeve nuk ka mundur te ndihmoje autorin e tentatives se vrasjes duke hedhur dyshimet se ai e kishte mashtruar", - thane burimet policore.
Hetimi
Sherbimi i Kontrollit te Brendshem kishte siguruar informacione per kete ngjarje dhe nisi menjehere hetimet. Sipas SHKB-se, Fatos Goxhaj ka marre shuma te konsiderueshme parash ne kembim te mbylljes se shume ngjarjeve kriminale. Dyshohet se ai eshte ndihmuar nga efektive te tjere te policise, te cilet po hetohen dhe, sipas SHKB-se, priten te tjera arrestime ne radhet e policise per vepren penale te "korrupsionit". Nderkohe qe diten e premte, kur Fatos Goxhaj u emerua ne Policine e Permetit paralelisht Gjykata vendosi ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg", pas kerkeses se Task-Forces se Prokurorise per antikorrupsionin. Ne keto kushte, Goxhaj u shkarkua nga detyra, ndersa koleget e tij ekzekutuan masen e sigurise duke i vene atij prangat.