Ish-komandanti i UCK: Vrasjet në Smilkovc nga shërbimet sekrete
SHKUP-Xhezair Shaqiri, ish-komandant Hoxha i UÇK-së deklaroi se pesë maqedonasit në Smilkovc të Shkupit në asnjë rast nuk janë vrarë nga shqiptarët.
“Kjo vrasje përbën një krim të madh pa marrë parasysh se cilës përkatësi etnike i takojnë ata. Shqiptarët në asnjë situatë nuk kanë vrarë dhe nuk vrasin civil, kjo nuk ka ndodhur edhe gjatë konflikteve të fundit si ai i vitit 2001”, theksoi Shaqiri për agjencinë e lajmeve INA.
Sipas tij, ky akt mizor i vrasjes është vepër e shërbimeve sekrete, që nuk dëshirojnë paqe dhe të mirën në Maqedoni dhe tek shqiptarët.
“Duke analizuar ngjarjen dhe krimin, ky rast më ngjan me rastin ‘vreshtat e Rashtakut’. Apeloj që rasti të zbardhet sa më parë gjithmonë nën monitorim të ndërkombëtarëve, sepse strukturat e errëta në shtet do të mundohen që këtë rast t`ua veshin shqiptarëve”, theksoi ish-komandant Hoxha.
Ish kreu i UCK, së fundmi është larguar nga Tanusha, zona e thellë malore që lidhet me Kosovën dhe ka përfituar statusin e azilit në një nga vendet e BE-së.
(d.b/BalkanWeb)