Shkup, Cervenkovski sot në Kroaci
SHKUP- Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Gjatë kësaj vizite presidenti Cërvenkovski do të realizoj takim me homologun e tij kroat, Stipe Mesiq si dhe kreun e qeverisë kroate, Ivo Sanader, njoftoi kabineti i presidentit.Cërvenkovski me kreun shtetëror kroat do të bisedoj për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, zhvillimet në rajon si dhe çështje tjera bilaterale.
(s.g/BalkanWeb)