Mali i Zi kërkon të anëtarësohet në NATO
PODGORICE- Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç i dorëzoi dje sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer kërkesën e Malit të Zi për Planveprimin për Anëtarësim në NATO.
Pas takimit me Schefferin, kryeministri malazez deklaroi se ishte optimist për shkak se sekretari i përgjithshëm i NATO-s i kishte theksuar se aleanca, ndryshe nga Bashkimi Evropian, nuk e kishte problem zgjerimin.
Sipas procedurës së zakonshme, sekretari i përgjithshëm i NATO-s kërkesën e Malit të Zi për Planveprimin për Anëtarësim do t'ua paraqesë vendeve anëtare, që më pas do të vendosin nëse do ta pranojnë.
(d.b/BalkanWeb)