Shkup, 15 të arrestuar për trafik të qenieve njerëzore
SHKUP- Policia maqedonase arrestoi 15 persona si të dyshuar për trafik të qenieve njerëzore. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme maqedonase të arrestuarit dyshohen se kanë organizuar trafikimin dhe ilegal të 64 imigrantëve nga Kina, Shqipëria dhe India në drejtim të Greqisë dhe më pas në vendet e tjera të BE-së.
Sipas policisëtë arrestuarit janë vetëm një pjesë e rrjetit, pasi organizatorët kryesorë të këtij trafiku ndodhen në Greqi.
Në kuadër të hetimeve, duke iu referuar agjencisë së lajmeve maqedonase Ina, janë kryer arrestime dhe në Serbi, ku në pranga kanë përfunduar 8 shtetas serbë dhe 1 shtetase kineze.
(s.g/BalkanWeb)