E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, protestë kundër diskriminimit të shqiptarëve

Studentët në Maqedoni pritet të dalin nesër në një protestë, kundër krimeve të luftës, në mbështetje të të burgosurve të Brodecit, përfundimin e proceseve gjyqësore të Hagës, si dhe mos diskriminimin e shqiptarëve të Maqedonisë. Tetë vjet pas luftës shqiptarët ndihen të frustruar, pasi me krimet e kryera kundër tyre nuk u mor askush. Betejat individuale pothuaj kanë qenë të gjitha të dështuara 

TETOVË - Parlamenti i studentëve të USHT-së në Tetovë sot bëri të ditur për mbajtjen e një proteste më 7 nëntor në mbështetje të të burgosurëve të Brodecit, mbylljen e proceseve gjyqësore të kthyera nga Tribunali i Hagës etj si dhe mos diskriminim e shqiptarëve në Maqedoni- njofton agjencia e lajmeve INA.

“Në kërkesën e studentëve të USHT dhe LQSH kemi mbështetjen dhe të studentëve të ‘Evropës Juglindore’ UJEL”. Kërkesat e studentëve janë legjitime dhe të drejta në mbrojtje të lirive të qytetarëve të pafajshëm nga fshati Brodec. Po ashtu ngremë zërin edhe kundër rasteve të kthyera nga gjykata e Hagës, të cilat me qëllime të caktuara pushtuesit sllav të Maqedonisë tonë ngrenë akuza të pa drejta kundër Shqiptarëve. Prandaj i ftojmë të gjithë qytetarët e Maqedonisë të na bashkëngjiten me rastin e kësaj proteste masive që do të mbahet në Tetovë, ditën e premte në ora 14h”, thuhet në njoftimin e Parlamentit të studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Parlamenti i USHT-së i mbështetur edhe nga UEJL-ja kërkon lirimin e të burgosurve të pafajshëm të Brodecit, mbylljen e proceseve gjyqësore të kthyera nga Tribunali i Hagës, mos diskriminimin e skajshëm të shqiptarëve, zgjidhjen e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të UÇK-së. Protesta mbështetet edhe nga disa shoqata.

Krimet e luftës

Tetë vjet pas luftës shqiptarët ndihen të frustruar, pasi me krimet e kryera kundër tyre nuk u mor askush. Betejat individuale pothuaj kanë dështuar të gjitha, ndërsa ato institucionale, duket se nuk u zhvilluan kurrë- thuhet në gazetën Koha Ditore. Administrata ndërkombëtare e OKB-së, e cila ka pasur në dorë edhe drejtësinë, duket se më shumë është interesuar të vërë kapakun dhe t’ia lërë harresës këtë çështje

Njerëzit qe kane kryer krime gjatë luftërave të fundit në ish-Jugosllavi, duhet të dalin para drejtësisë. Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandic, thotë se shoqëria civile duhet te vazhdoje te ngrejë zërin dhe te vetëdijesove popullin për padrejtësitë dhe krimet qe janë bërë ne ish-Jugosllavi. "Para gjyqeve ne Hage dhe atyre nacionale, me shume se 250 persona janë dënuar për krime lufte. Kjo është një pjesëz, por, megjithatë, diçka po lëviz” – tha ajo. Sipas saj, ajo qe nevojitet, është qe si shoqëri civile, me tubime te tilla ne mënyrë te mjaftueshme t'i shqetësojmë ata, te cilët kane përgjegjësi dhe kompetenca te burgosin dhe dënojnë kryesit e veprave.

(O.Zh BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›