Lagerbak i beson eksperiencës, thërret Larsonin
Do të jetë një Suedi e njëjtë me të parën, atë që pamë edhe në “Qemal Stafa” gati 13 muaj më parë. Vetëm katër janë ndryshimet e bëra nga trajneri Lars Lagerbak, që në pamje ta parë nuk janë thelbësore. Nga lista e 6 shtatorit 2008 mungojnë vetëm portieri Johan Ëiland (IF Elfsborg), mbrojtësi Maks Von Shlebryge
(Brondbi) dhe dy mesfushorët Fredrik Stor (Fulham) dhe Tobias Linderot (Galatasaraj). Në vend të tyre teknika ka marrë Edi Gustafson (Salzburg, Austri), Mikael Lustig (Rosenborg, Norvegji), Behrang Safari (Bazel, Zvicër) dhe Dushan Djuriç (Zyrih, Zvicër). Për t’u theksuar është rikthimi i veteranit të sulmit suedez, Henrik Larson, i cili u rigrumbullua nga trajneri pas golave radhazi të shënuar në kampionat me skuadrën e tij Helsinborg. Sipas të gjitha gjasave, ai do të mbështesë Zlatan Ibrahimoviçin në linjën e sulmit, e njëjta dyshe sikundër edhe në ndeshjen e parë, e përfunduar në barazim 0-0.
Shqipëria ndaj Suedisë: 4 ndeshje
05.11.1988 (KB ’90)
Shqipëri–Suedi 1-2
08.10.1989 (KB ’90)
Suedi–Shqipëri 3-1
18.02.2004 (M)
Shqipëri–Suedi 2-1
06.09.2008 (KB)
Shqipëri-Suedi 0-0
Bilanci: 1 fitore, 1 barazim, 2 humbje, Golat: 4-6
Kombëtarja suedeze
Portierë: Andreas Isakson (PSV Eindhoven, Holandë), Edi Gustafson (Salzburg, Austri)
Mbrojtës: Andreas Grankvist (Groningen, Holandë), Peter Hanson (Renë, Francë), Mikael Lustig (Rosenborg, Norvegji), Daniel Majstoroviç (AEK Athinë, Greqi), Olof Mellberg (Olimpiakos, Greqi), Mikael Nilson (Brondbi, Danimarkë), Behrang Safari (Basel, Zvicër), Oscar Uendt (FC Kopenhagen, Danimarkë)
Mesfushorë: Rasmus Elm (Kalmar, Suedi), Samuel Holmen (Brondbi, Danimarkë), Kim Kallstrom (Lion, Francë), Sebastian Larson (Birmingam, Angli), Anders Svenson (Elfsborg, Suedi), Dusan Djuriç (FC Zyrih, Zvicër), Daniel Anderson (Malmo, Suedi), Viktor Elm (Herenven, Holandë)
Sulmues: Zlatan Ibrahimoviç (Barcelona, Spanjë), Markus Berg (Hamburg, Gjermani), Markus Rosenberg (Verder Bremen, Gjermani), Henrik Larson (Helsingborg, Suedi)