E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagje të tëra pa ujë në kryeqytet

Prishtinë, 28 gusht - Si pasojë e dëmtimit të gypit të ujësjellësit nga ana e një kompanie private që merret me ndertimin e banesave në lagjen “Mat”, një pjesë e konsiderueshme e Prishtinës ka mbetur pa furnizim me ujë të pijes, ndërkohë që ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit të KUR “Prishtina” kanë dalë në vendin e ngjarjes për riparimin e kësaj avarie, raporton TV21.
“Sot, rreth orës 13:30, një kompani private që merret me ndërtimin e banesave në lagjen “Mat”, ka dëmtuar gypin me diametër D=600 mm,  që furnizon me ujë të pijshëm 30 për qind të lagjeve në kryeqytet. Pa ujë të pijes, nga ora 13:30 janë “Kodra e Diellit”, pjesa më e madhe e lagjes “Ulpiana”, “Sofalia”, “Mat”, “Veternik”, “Tasligje”, etj.”, thuhet në komuniaktën e ujësjellësit rajonal “Prishtina”.
Sipas zyrtarëve të këtij ujësjellësi, sanimi i këtij defekti, pritet të bëhet rreth orës 18:00.
Në vendin e ngjarjës ka dalë edhe Inspekcioni komunal i Prishtinës. KUR “Prishtina” kërkon mirëkuptim nga konsumatorët, deri në sanimin e këtij gypi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›