E Diel, 1 Nëntor 2026

Një turk kërkon azil politik në Kosovë

Prishtinë, 28 gusht – Një shtetas i turk është ndalur dje në Aeroportin e Prishtinës nga forcat e policisë. Personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia, është ndaluar pasi nuk kishte asnjë dokument identifikimi me vete, raporton korrespodentin i Agjencisë NOA në Prishtinë.

Ndërsa më e çuditshme ka qenë kërkesa e tij për azil në Republikën e Kosovës.

Ai ka ardhur në mënyre të paligjshme me anë të një linjë ajrore. Ndërsa kërkesa për azil i është mohuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Nga ana tjetër Policia e Kosovës ka nisur procedurat penale për kompaninë ajrore e cila ka bërë të mundur udhëtimin e tij edhe pa pasur asnjë dokument me vete.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›