Lajcak: Pasaportat biometrike, argument i fortë për heqjen e vizave
Tiranë, 22 janar
NOA - Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, pas vizitës që zhvilloi
në Qendrën e Personalizimit të Kartave të Identitetit dhe Pasaportave
Biometrike, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, e cilësoi
procesin e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike një
argument shumë të fortë në marrjen e vendimit të BE për liberalizimin e vizave.Duke gjykuar nga
ajo që pashë në këtë qendër mund të them se procesi është konform standardeve më
të larta ndërkombëtare dhe është përfundimisht një argument pozitiv shumë i
fortë për marrjen e vendimit të BE për udhëtimin e lirë pa viza për qytetarët
shqiptarë. Atë që kam parë këtu do të kem kënaqësinë ta paraqes tek partnerët dhe kolegët e mi të
vendeve anëtare të BE deklaroi ministri i Jashtëm i Sllovakisë. Miroslav
Lajçak.
Ministri i
Brendshëm, Lulzim Basha u shpreh se procesi i aplikimit nga qytetarët shqiptarë
për pasaporta biometrike është plotësisht në udhë të mbarë.
Interesimit të
medias mbi tejkalimin e afatit dyjavor të pajisjes me pasaportë biometrike gjatë
periudhës së fundvitit 2009 dhe fillimvitit 2010, ministri Basha iu përgjigj se
kjo është rrjedhojë e një fluksi të jashtëzakonshëm aplikimesh brenda një kohe
të shkurtër, kur ka pasur ditë që kanë shënuar edhe 11 400 aplikime për
pasaporta biometrike.
Megjithatë ne
kemi marrë të gjitha masat në bashkëpunim me konçesionarin Aleat për të përshpejtuar
dhe për të rritur kapacitetet prodhuese në mënyrë që koha e pritjes edhe për këtë
periudhë të pikut të aplikimeve të jetë sa më e shkurtër deklaroi Basha.k.k/NOA