E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Xhaçka: Mandati i Metës, halli i tij madh

Tiranë, 22 janar NOA Deputetja e Partisë
Socialiste, Olta Xhaçka ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës
u shpreh se makthi i madh i Ilir Metës është fakti se ai e di se mandati i tij i
falur nga Sali Berisha në Tiranë është një prej mandateve që ka vjedhur nga PS.

Paterica e Sali Topallit, pasi shiti 80 mijë
votat e shqiptarëve, për tu ulur në prehrin e plakut Berisha, po tregon çdo
ditë e më shumë ankthin e vërtetë të tij.

Ilir Meta nuk ka problemin e kushtetutës, as
të ligjit e as të ndërkombëtarëve, pasi ai e di se kërkesat e popullit opozitar
janë të ligjshme dhe tashmë të mbështetura dhe nga faktori ndërkombëtar.  

Por makthi i madh i Ilir Metës është fakti se
ai e di se mandati i tij i falur nga Sali Berisha në Tiranë, është një prej
mandateve të vjedhura nga Partia Socialiste. Kjo është frika e Ilir Metës,
frika se hapja e kutive do nxjerrë në dritë dhe pazarin e tij të vërtetë me
Sali Berishën tha Xhaçka.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›