Lajçak: Nga Nikoliqi presim informata për dialogun me Kosovën

Zyrtarët sllovakë dëshirojnë që të martën në Bratisllavë të dëgjojnë nga presidenti serb Tomislav Nikoliq një vështrim më të thellë për dialogun me Prishtinën.Nikoliq nesër fillon një vizitë zyrtare në Sllovaki dhe fillimisht do të takohet me nikoqirin kryesor, presidentin e Sllovakisë, Ivan gashparoviq. Ndërsa seria e takimeve me zyrtarët e Sllovakisë do të përmbyllet me takimin me shefin e diplomacisë së këtij vendi, Miroslav Lajçak, transmeton koha.
"Tema kryesore e takimit tonë do të jetë shkëmbimi detaj i mendimeve rreth dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pres nga kryetari Nikoliq të dëgjojë se si është pikëpamja më e thellë e palës serbe për dialogun, si e shikojnë këtë proces, cilat janë pritjet nga BE-ja dhe nga pala kosovare”, i tha Lajçak sot agjencisë sllovake të lajmeve TASR.