Sejdiu: Vizioni rugovian duhet praktikuar

Ish presidenti i Kosovës dhe ish Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Sejdiu thotë se filozofia dhe vizioni evropian duhet të zbatohen në praktikë.
“Rugova është trashëgimi që vlenë gjithmonë por ky besim në këtë trashëgimi dhe besim në vizionin e Rugovës duhet të bëhen praktikë, sepse fjalët nuk i beson askush” ka thënë Sejdiu në Klan Kosova.
Sipas Sejdiut konkurrenca politike nuk do fjalë dhe vetëm veprat mund të arrijnë rezultate.
Sejdiu nuk ka dashur të komentoj nëse Ish presidenti Rugova do të pranonte një afrim të LDK-së me PDK-në por sipas tij koalicioni i vitit 2001 ka qenë koalicion i gjerë dhe i përkrahur nga Rugova.
Ish-presidenti Sejdiu ka treguar se afërsinë e tij me ish liderin e LDK-së Ibrahim Rugova e kanë bërë takimet e përditshme të tyre dhe bisedat e gjata për të gjitha çështjet./Indeksonline/