Lajçi e Haraqija përkrahin Bukoshin

Prishtinë, 9 gusht - Deklarata e ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, se Lidhja Demokratike e Kosovës është e nënshtruar dhe e poshtëruar në raport me partnerin e koalicionit, PDK-në, ka ndarë në dy grupe anëtarët e kësaj partie.
Për më tepër, “shokët” e Bukoshit janë të ndarë edhe në raport me përkrahjen që ministri i Shëndetësisë ka shprehur për kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa, nëse ai do të garonte për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.
Derisa qeveritarët dhe personat e afërt me ta mbrojnë idenë se LDK-ja nuk është duke u poshtëruar e nënshtruar nga PDK-ja, anëtarë të tjerë të Kryesisë i kanë dhënë mbështetje të plotë deklaratës së Bukoshit.
Sipas Zërit, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ali Lajçi, thotë se partia e tij është e nënshtruar dhe atë jo vetëm nga PDK-ja por edhe nga “klani i Sejdiut”, siç e quan ai grupin që e përkrah presidentin Sejdiu.
“LDK-ja nuk mund të ngjallet as të bëhet parti numër një derisa kryetari e mban pengë atë, dhe derisa bëjnë politikë kote Lutfi Haziri dhe Eqrem Kryeziu”, thotë Lajçi.
Edhe anëtari tjetër i Kryesisë, Astrit Haraqija, pajtohet me Bukoshin.
“Edhe unë mendoj kështu. LDK-ja me këtë formë siç është duke u bërë tash, është e poshtëruar dhe e nënshtruar në raport me PDK-në, ndërsa sa i përket kandidatit për kryetar nuk do të thotë që duhet të jetë vetëm Isa, mundet të jetë edhe tjetërkush”, thotë Haraqija.
Ndërkaq, anëtarë të Qeverisë nga LDK dhe udhëheqës të kësaj partie, thonë se partia e tyre “ka hise” në qeveri aq sa ka marrë vota nga qytetarët, ndërsa presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, e shohin si personin më ideal për të udhëhequr partinë.
Nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, thotë se temat e theksuara nga Bukoshi janë çështje personale dhe tregim i shijes së tij, gjë që sipas tij, nuk e jep mundësinë e debatit.