Thaçi: Dokumenti i Ahtisaari-t është implementuar 90 për qind

Prishtinë, 9 gusht - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën në mbledhjen e radhës të Qeverisë, ka theksuar se institucionet e Kosovës rreth 90 për qind të dokumentit të presidentit Ahtisaari e kanë implementuar, prandaj pavarësia e mbikëqyrur po përmbyllet suksesshëm.
Në fjalën e tij të hapjes, siç raporton KosovaLive, kryeministri Thaçi, ka vlerësuar se pavarësia e mbikëqyrur për Kosovën po përmbyllet suksesshëm dhe tashmë Kosova është e gatshme të ecë përpara në proceset e integrimeve euroatlantike.
Kabineti qeveritar është njohur me një informatë për aktivitetet diplomatike të Qeverisë së Kosovës gjatë procesit të miratimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pas shpalljes së këtij mendimi, thuhet në një komunikatë nga Zyra e kryeministrit.
Kjo komunikatë bën të ditur se ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka njohur kabinetin qeveritar me aktivitetet diplomatike në procesin e miratimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pas shpalljes së këtij mendimi. Ai ka theksuar se mendimi i GJND-së ka qenë plotësisht në përputhje me prezantimin e argumenteve para kësaj gjykate nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë mbledhje shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni, është ndalur në debatet e kohës së fundit për iniciativën e Qeverisë së Kosovës për ndërrimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka vlerësuar se zërat se mendimi i GJND-së me mendimin e vet për pavarësinë e Kosovës e ka shfuqizuar Rezolutën 1244, janë interpretim diletant dhe në dëm të nismave pozitive për Kosovën.
Sipas Hysenit, ndërrimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB është i domosdoshëm dhe rezoluta e re duhet të reflektojë gjendjen faktike në Kosovë dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Rezoluta e re do të shënonte edhe fundin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.