E Diel, 1 Nëntor 2026

Inagurohen zyrat e ERRU, Berisha: Institucioni me rol të rëndësishëm

Kryeministri Sali Berisha inaguron zyrat e reja të Entit Rregullator të Ujit. Sipas Kryeministrit Berisha ky institucion ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve në tregun e ujit. Këshilli i Ministrave vazhdoi Berisha i dha mundësi këtij operatori privat të licensohet në këtë sektor mjaft të rëndësishëm për vendin.
Berisha gjatë fjalimit të tij falenderoi Gjermaninë për ndihmën e dhënë në sektorin e ujrave. Kjo ndihmë është mjaft e dukshme në projektin e zbatuar në Pogradec ku vera që kaloi ishte mjaft e mbarë për shkak të krijimit të ipmiantit të përpunimit të ujrave të zeza u shpreh Kryeministri Berisha. Ndërkohë Ambasadori gjerman Boshard, u shpreh se ky institucion do të ndihmojë në zhvillimin e këtij sektori i cili do të jetë në interes të popullit shqiptar.
Ndihma gjermane në sektorin e ujit ka gati 20 vjet që ka qenë prioritet në bashkëpunimin me Shqipërinë. Marrëveshja e nënshkruar me GTZ pritet që të ndihmojë në mënyrë efektive punën e ERRU-së.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›