E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferri: Zhvillimi i Turizmit është një nga prioritetet kryesore të qeverisë

Zhvillimi i Turizmit është një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare. Kështu është shprehur Ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri duke theksuar se deri në vitin 2012 do të përfundojnë të gjitha rrugët kryesore të cilat do te rrisin turizmin në vend. Ministri Xhaferri ka deklaruar gjithashtu se brenda vitin 2010 do të bëhen një sërë ndërhyrjesh dhe rikonstuksionesh nëpër disa qytete me vlera historike, por edhe do të mundësohet një ofertë speciale per të vizituar këto vende.
Duke theksuar se turizmi në Shqipëri këtë vit ka pasur një ngritje prej 42 përqindësh , Ministri i Turizmit, Ferninand Xhaferri është shprehur se prioritet i kësaj ministrie është krijimi i një klime sa më të mirë për investitorët e huaj dhe bashkëpunimi me sektorin privat.
Të gjitha këto deklarata Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve , Ferdinand Xhaferri tha gjatë konferencës ndërkombëtare për investimet e huaja në Shqipëri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›